Home / Aktivitete / Avokatët e Popullit nga disa shtete të huaja vizitojnë Beratin

Avokatët e Popullit nga disa shtete të huaja vizitojnë Beratin

Avokatët e Popullit nga disa shtete të huaja vizitojnë Beratin.

‘’Të impresionuar nga historia dhe kultura mijëvjeçare e Beratit’

Kryetari i Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj organizoi një pritje zyrtare për një përfaqësi të Avokatëve të Popullit dhe institucioneve për Të Drejtat e Njeriut nga 18 shtete të Mesdheut, Ballkanit, Evropës Qendrore e Veriore dhe Amerikës Jugore. Takimi u zhvillua në kuadrin e interesit të Delegacionit të huaj për të vizituar dhe për t’u njohur nga afër me vlerat e arkitekturës dhe të historisë së qytetit të Beratit.

Gjatë pritjes, Kryetari i Bashkisë bëri një prezantim të vlerave të qytetit të Beratit dhe mundësive që ofron në fushat e turizmit, agrobiznesit dhe artizanatit.

Pati shumë interes nga të ftuarit për t’u njohur me trashëgiminë e qytetit , Sit Ndërkombëtar në Unesco, të cilët gjatë vizitës vizituan Kalanë e qytetit, monumentet e kulturës, Muzeun Onufri dhe lagjet historike.

Të pranishmit u njohën edhe me zhvillimet e fundit intensive në qytet, investimet në qendrën e qytetit, në parqe, objektet e rehabilituara dhe akset kryesore rrugore.