Home / Njoftime / Koncert i Korit të Akademisë Gdansk (Poloni)

Koncert i Korit të Akademisë Gdansk (Poloni)

Në datën 29 Gusht, ora 19.00 në Qendrën Kulturore Berat do të organizohet një Koncert nga Kori i Akademisë Universitare Gdansk (Poloni).
Kori eshte formuar ne 1971. Deri tani ka performuar qindra koncerte ne Poloni dhe jashte saj duke kënduar ne shume vende Europiane, ne SHBA, Kine, Argjentine dhe Korene e Jugut.Kori ka performuar disa here per Papa Gjon Palin e II-te. Psh ne 1997 ka marre pjese ne koncertin ne Vatikan me rastin e Vitit te ri, duke inaguruar edhe pervjetorin e 100-te te Universitetit te Gdanskit. Përvec pjeseve nga kompozitore Polake dhe nderkombetare, perfaqeson stile muzikore te ndryshme si dhe muzike oratore.
Kori ka performuar gjithashtu per here te pare pjese te kompozitoreve moderne Polake. Ka fituar disa cmime ne konkurse nderkombetare, si cmimin e pare ne Lituani, cmimin e pare per muzike te shenjte ne Konkursin Nderkombetare te Koreve te Muzeikes se Shenjte ne Krakov, dhe Cmimin e Madh ne Pardubice.
Qysh prej vitit 1992 menaxheri i Korit eshte Marcin Tomscaz-profesor ne akademine muzikore te Gdanskit. Ai eshte fituesi i shume cmimeve individuale si drejtuesi me i mire (Kore e Jugut, Republika Ceke) dhe gjithashtu bashkepunon me artiste shume te medhenj si Kaczmarek, Ennio Morikone, Penderecki, Jean Micheal Jarre, dhe eshte anetar i jurise ne shume konkurse mbare boterore, dhe menaxher i Festivalit Nderkombetar te Koreve ‘’Mundus Cantat Sopot’’.
Repertori :
1. Andreas Hakenberger „Exultate iusti”
2. Feliks Nowowiejski „Parce Domine”
3. Siergiej Rachmaninov „Bohorodice”
4. Peter Tchaikovsky „Ize Cheruvimy”
5. Felix Mendelssohn „Denn Er hat seinen Engeln befolen”
6. Georg Friedrich Händel „Alleluja Amen”
7. Mikołaj Zieleński „O gloriosa Domina”
8. Alice Parker, Robert Shaw, „I want to die easy”
9. Trond Kverno „Ave Maris Stella”
10. Hyo-won, Woo, „Gloria”