Home / Projekte / Nje pasqyrim konciz i disa prej projekteve te zhvilluar nga Bashkia Berat

Nje pasqyrim konciz i disa prej projekteve te zhvilluar nga Bashkia Berat

Perfundon Plani i Pergjithshem rregullues i Beratit

Plani i Pergjithshem Rregullues i Beratit  konsiston ne një plan strukturor hapësinor investimesh në infrastrukture dhe ne një plan rregullues. Tashme qyteti ka nje ”Kushtetute  Urbane” e cila rregullon dhe planifikon  territoret dhe ndertimet ne qytet.

Per nje qytet ku te gjitha shtresat sociale jane te perfshira

Kemi përfunduar dhe jemi pjesë e një sere projektesh të ndryshme për dhunën në familje, për dhunën në shkollë, për barazinë gjinore, e në këtë vit financiar pjesë e projektit të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve ku do të jemi dhe pjesë financuese e tij.

Ana sociale, tashmë e ka të rritur gamën e saj në treguesit që planifikojmë dhe kjo është konkrete në vlerë, në llojshmëri, në investime e shpenzime si dhe në aktivitetet që planifikojmë të zhvillojmë për gjithë këtë vit dhe jovetëm në moment festash. Pjesa sociale e buxhetit përbën 27% të totalit të buxhetit, dhe ky indeks pare në dinamikë është në rritje.

Grupi i ekoturizmit – Aktivitete me terinjte

Projekti “Ekoturizmi ne Berat ”synoi ne përfshirjen e te rinjve dhe sensibilizimin e qytetareve per te njohur dhe mbrojtur resurset e turizmit dhe mjedisit ne qytet dhe per t’i larguar te rinjte  nga pasiviteti . Qyteti i Beratit i vlerësuar per ekosistemin dhe trashegimine e tij historike e kulturore , duhet te eksplorohet dhe njihet me shume duke filluar nga vete qytetaret e tij ne menyre qe te mbrojne dhe vitalizojne jovetem qendren e tij, por edhe qendren historike, sitet e trashegimise dhe resurset natyrore te tij.

Projekti u realizua nga Bashkia Berat ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale Arsimore, dhe Drejtorite e Shkollave ‘’B.D.Karbunara’’, ‘’Kristaq Capo’’ , ‘’22 Tetori’’  dhe ‘’ Mangalem ‘’.

Perfundon ndertimi i 49 banesave Sociale per te pastrehet

Me financim te Bankes Boterore ka perfunduar ndertimi i dy pallateve per te pastrehet ne lagjen ”Barrikade” . 49 Apartamentet  do t’u jepen ne perdorim familjeve ne nevoje te qytetit te perzgjedhura sipas kritereve te percaktuara nga ligji , me nje tarife te reduktuar qeraje .

Projektet ne vazhdim- Ndertimi i tregut ne Berat

Banka Boterore ka mbeshtur Bashkine Berat ne tre projekte :  Menaxhimin e pronave publike, sistemin e adresave , nderhyrje ne infrastrukturen bashkiake . Berati eshte perfitues nga ky program  per te tre komponentet .Ne kete kontekst ne Berat eshte perfunduar hartimi  i Planit te Pergjithshem Rregullues, sistemi i adresave dhe  eshte ne zbatim e  siper  ndertimi i  tregut industrial . Bashkia Berat eshte bashkefinancuese ne projekt.