Home / Thirrje per Aplikime: Kampi Trashegimi Plus

Thirrje per Aplikime: Kampi Trashegimi Plus

Kampi Trashëgimi+

Bashkia Berat dhe Korpusi i Paqes Shqipëri me mbështetjen e Delegacionit Evropian në Shqipëri do të organizojnë Kampin Trashëgimi+ në datat 18-30 Qershor.

Qëllimi i këtij kampi është angazhimi dhe aktivizimi rinor në fushën e zejeve dhe traditave kulturore të qytetit të Beratit dhe në fushën e turizmit kulturor. Për dy javë, të rinjtë pjesëmarrës do të kenë mundësi të njohin nga afër dhe të praktikojnë disa nga aktivitetet tradicionale të qytetit, si drugdhendje, gur gdhendje, qëndistari, valle popullore, njohja dhe vizatimi i afreskëve, kopshtari, gatime tradicionale etj. Pjesëmarrësit do të trajnohen edhe në fushën e guidave turistike.

Kampi Trashëgimi + do të gërshetojë aktivitete në teori dhe praktikë.  Trajnerët  të cilët do të zhvillojnë trajnimin në fushat e caktuara të kampit janë lektorë dhe praktikant të spikatur në qytet.

Kampi Trashëgimi+ do të zhvillohet në zona të ndryshme të qytetit: në Lagjen Kala, në Qendrën e Artizanatit Margarita, Qendrën Kulturore Margarita Tutulani etj.

 

Foto (2)

Mbështetja dhe kohëzgjatja e kampit:

Bashkia Berat së bashku me partnerët e saj do të mundësojë të gjithë organizimin dhe mbarëvajtjen e Kampit.

Kampi do të zhvillohet çdo ditë, në orën 09.00-12.30. Në varësi të fushës së programuar, në ditë të caktuara do të kërkohet pjesëmarrja edhe pasdite.

 

Kush mund të aplikojë:

–          Të rinj dhe të reja të motivuar për të marrë pjesë;

–          Pjesëmarrësit nuk është e nevojshme të kenë aftësi në fushat në të cilat do të trajnohen.

–          Njohuritë e gjuhës angleze nuk janë të detyrueshme por përbëjnë avantazh.

 

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në kampin Trashëgimi+ shkarkoni formularin e aplikimit, plotësojeni dhe dërgojeni në adresën e e-mailit: [email protected]

Formulari i Aplikimit: https://drive.google.com/file/d/1Jce-vUBAuHnQrWBEFU3alkb2IBusCNUQ/view?usp=sharing

Afati i Fundit per Aplikime

Afati i fundit për aplikime është data 14 Qershor, ora 16.00. Aplikantët do të kontaktohen në datën 15 Qershor në lidhje me përzgjedhjen e tyre.

Në rast pyetjesh apo për më shumë informacion na kontaktoni në adresën [email protected] ose na kontaktoni në numrin e telefonit 00355 69 37 71 773.

 

Në përfundim të kampit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.